Shkup, 21 qershor – Mbështetje për politikat e qëndrueshme fiskale dhe ekonomike mori Qeveria nga drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore Kun Dejvidse, i cili u takua me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Financave Dragan Tevdovski.
Pres- shërbimi qeveritar kumtoi se në takim ishte konstatuar se hapat e mëdhenj politikë të bërë në shtet, në afat të gjatë e kanë hapur rrugën për stabilizim, e me këtë edhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Bashkërisht ishte theksuar rëndësia e Strategjisë për partneritet të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore, me mbështetjen e së cilës realizohen projekte në infrastrukturën rrugore, energjetikë dhe infrastrukturë komunale. Gjatë kësaj, është theksuar nevoja për ruajtjen e dinamikës së nevojshme të aktiviteteve, me qëllim rrumbullakimin e projekteve në afatet e parapara.
“Qytetarët tashmë i ndjejnë përfitimet ekonomike nga vendimet e sjella politike. Të gjitha parametrat ekonomike janë në rritje, rritja e BPV-së, vlera rekorde e investimeve të huaja në nivel vendor dhe rajonal. Punojmë shumë që këto trende të vazhdojnë dhe të kemi rezultate edhe më të mëdha deri në fund të vitit, përveç vitit të integrimeve. Rrumbullakimi i NATO integrimeve, si dhe fillimi i negociatave me BE-në, pas tejkalimit të krizës politike, hapat reformuese dhe mbyllja e çështjeve me fqinjët hapin perspektiva të mëdha për vendin dhe për qytetarët. produktiviteti është i mirë, jemi të përqendruar në përforcimin e serviseve të kapaciteteve të institucioneve me qëllim rritjen e rezultateve ekonomike dhe ajo që është shumë e rëndësishme, ato të prekin edhe më shumë deri te qytetarët dhe cilësia e jetesës”, ka theksuar Zaev në takimin me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore.