Koçan, 1 prill – Në zjarrin që i përfshiu shpatet e Maleve të Osogovës afër fshatit Cera të Koçanit deri më tani janë djegur mbi 50 hektarë pyje me ah dhe dushk.
Zjarrfikësit e Njësiti Zjarrfikës Territorial të Koçanit që tre ditë janë në terren, por janë të pafuqishëm në lokalizimin e zjarrit për shkak të terrenit të pakalueshëm, ndërsa era e fortë dhe vegjetacioni i thatë plotësisht ndihmojnë që zjarri të përhapet shpejt.
“Më shumë se 48 orë jemi në terren dhe i kemi angazhuar të gjithë zjarrfikësit dhe pajisjen me të cilën disponojmë, për momentin ende është aktiv një vatër, por shpresojmë se deri pasdite edhe kjo do të shuhet. Sipas indikacione fillestare që i shqyrtuam shkak për zjarrin është faktori njeri”, theksoi komandanti i Njësitit Zjarrfikës Territorial Bllagoj Paunov
Për momentin në terren janë ekipet kujdestare të përbërë nga zjarrfikës, inspektorë, policë dhe përfaqësues të “Ekonomizimit me Pyje” dhe të Komunës së Koçanit.