Londër, 9 shtator – Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë sot ka dhënë përfundimisht pëlqim ndaj ligjit me të cilin ndalohet që kryeministri Boris Xhonson të nxjerrë vendin nga BE, pa marrëveshje më 31 tetor.
Veprimi i mbretëreshës i njohur si “pëlqim mbretëror” është masë efektive e mbretërisë lidhur me ligjin që është miratuar në Parlament javën e kaluar edhe krahas kundërshtimeve të Qeverisë.
Siç theksohet, ai është publikuar në Dhomën e ulët të Parlamentit- Dhomën e lordëve.