Mbreti i Swazilandit, Mswati III ka njoftuar se ai do të ndryshojë emrin e vendit të tij, duke e quajtur Mbretëria Swatini. Monarku njoftoi ndryshimin zyrtar në festimet e Jubileut të Artë për 50 vjetorin e pavarësisë së Swazisë.
Festimet gjithashtu shënuan ditëlindjen e 50-të të mbretit. Kombi jugor i Afrikës është një monarki absolute. Mbreti, i njohur si Ngwenyama ose “luani”, është i njohur për shumë gra të tij dhe për respektimin e veshjes tradicionale. Swaziland është një nga vendet anëtare të Komonuelthit, pasi më parë ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar.
Njoftimi për ndryshimin e emrit ka zemëruar disa në vend, të cilët besojnë se mbreti duhet të fokusohet më shumë në ekonominë që rritet me hapa të ngadaltë. Vendi është monarkia e fundit absolute e Afrikës dhe vitet e fundit demonstruesit kanë bërë thirrje për një ndryshim në demokraci.
Djali i Sobhuza II, i cili mbretëroi për 82 vjet, mbreti Mswati III ka aktualisht 15 gra. Sipas biografëve zyrtarë, babai i tij mori 125 gra gjatë sundimit të tij. Ndërkohë që ndryshimi zyrtar i emrit ishte i papritur, Mbreti Mswati III ka qenë duke iu referuar viteve të fundit në Swaziland si Mbretëria Swatini. Ky ishte emri që mbreti përdori kur ai iu drejtua asamblesë së përgjithshme të OKB-së në 2017 dhe në hapjen e parlamentit të vendit në vitin 2014.