Manchester United ka fituar edhe në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Benfica, duke u kualifikuar për në 1/8-t e finaleve të kësaj veprimtarie, por ka nga ata që vazhdojnë të kritikojnë mënyrën e lojës së aplikuar nga skuadra e Jose Mourinho. “Sulmet” e radhës kanë ardhur nga ish-futbollisti i Liverpool dhe Real Madrid, Steve McManaman: “Personalisht më pëlqen të shoh si luajnë City, Liverpool apo Tottenham, ndërsa Manchester United më mërzit.”
“Kam një problem në lidhje me mënyrën si po punon Mourinho te Manchester United, – shtoi McManaman. – Nëse do të drejtonte Liverpool dhe skuadra do të luante në atë mënyrë, nuk do të isha i lumtur, as unë dhe as tifozët. Do të doja të dëfrehesha duke parë skuadrën time të zemrës në stadium dhe jo të luajë në atë mënyrë, duke fituar 1-0. Por nëse tifozët e United janë të kënaqur, atëherë…”