Shkup, 11 qershor – Gjykata më 13 qershor do ta publikojë aktvendimin për dy të akuzuarit për dhunën në procedurën e veçuar për sulmin mbi Selën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.
Në seancën e sotme dy të pandehurit, Cejo Georgievski dhe Stojan Pavllevski e pranuan fajin për veprën.
Procedura për shtatë të pandehurit për sulmin ndaj Selës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vazhdon më 2 dhe 5 qershor për kur janë caktuar fjalime përfundimtare. Për tentativë për vrasje ndaj Selës, sipas aktit të ri të prokurorisë, akuzohen Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janenvski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.
Përfaqësuesit e të pandehurit Darko Jakimoski, në fjalimet për përfundimtare tha se duke pasur parasysh pranimin e fajit që Gjykata t’i shpallë për fajtorë dhe dënime për veprën e kryer.
“Dënimi për këtë vepër është nga gjashtë muaj deri më pesë vjet, që hap mundësi për sanksione alternative. Konsideroj se çfarëdo qoftë dënim alternativ do të thotë banalizim i veprës. Nëse kështu lehtë hyhet në Kuvend dhe sulmohet, çka mbetet me objektet tjera mbrojtëse. Të pandehurit kanë qenë koshientë pa dallim nga motivi, që e kanë tejkaluar kufirin e lejuar”, tha Jakimovski.
Thejsoi se të pandehurit nuk përgjigjen vetëm për sulmin ndaj Selës por edhe për veprimet e përgjithshme në Kuvend dhe pres-qendrën.
I pandehuri Cejo Georgievski në fjalën përfundimtare, tha se pendohet që është futur në Kuvend dhe se nuk ka dashur të lëndojë askënd.
“Një gjë e tillë nuk do të ndodh në të ardhmen”, tha Georgievski.
I akuzuari Stojan Palevski në fjalën përfundimtare tha se ka pasur kohë që gjatë këtyre tetë muajve në burg të mendoj çka ka bërë me hyrjen e tij në Kuvend, pa qëllim që të lëndojë dikë.
“Kurrë dhe në asnjë moment nuk do ta bëj të njëjtën që e kam bërë atëherë”, tha Pavllevski.