Ankara, 6 korrik – Turqia e shkarkoi nga funksioni shefin e Bankës Qendrore Murat Çetinkaja. Në vendin e tij është emëruar zëvendësi Murat Jusal. Vendimi është zbatuar pas publikimit të dekretit presidencial, informuan mediet perëndimore.
Për momentin nuk ka informacione për shkakun zyrtar për ndryshimin e udhëheqësisë së bankës.
Sipas medieve perëndimore ndryshimi është sipas gjitha gjasave për shkak të pakënaqësive mes Çetinkaja dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Çetinkaja ishte në funksion nga viti 2016.