Te kreditë totale të amvisërive është shënuar rritje mujore dhe vjetore prej 0.6 për qind, gjegjësisht 9.4 për qind. Sipas valutës strukturore, pjesëmarrja më e madhe në rritjen mujore kanë kreditë e miratuara në valutë të huaj, përderisa rritja vjetore në pjesën më të madhe ka të bëjë me kreditë e lejuara në denarë
Shkup, 23 shtator – Depozitat dhe kreditë në bazë vjetore vazhdojnë të rriten. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se te depozitat rritja është 10 për qind, ndërsa e kredive 6.4 për qind. Te depozitat e përgjithshme rritja ka të bëjë kryesisht me rritjen në sektorin e korporatave, edhe pse rritje ka edhe te dy sektorët dhe te firmat dhe të amvisëritë, shkruan gazeta KOHA. Depozitat totale në sektorin e korporatave realizuan rritje mujore prej 4.4 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së parave depozite dhe depozitat në valutë të huaj, në kushte të rënies së depozitave afatshkurta në denarë. Krahasuar në bazë vjetore, depozitat janë rritur për 10.1 për qind, në pjesën më të madhe për shkak të rritjes së parave depozite, depozitat afatshkurta në valutë të huaj dhe depozitat afatgjate në denarë, gjatë rënies së evidentuar te depozitat afatshkurta në denarë.
Depozitat e përgjithshme të amvisërive në gusht shënojnë rritje mujore prej 0.4 për qind, si rezultat i rritjes së depozitave afatshkurta në valutë të huaj, paratë depozite dhe depozitat afatgjate. Shkalla e rritjes vjetore të këto depozita në gusht është 9.1 për qind, ndërsa është rezultat i rritjes te të gjitha komponentët, me pjesëmarrje të theksuar të parave depozita dhe depozitat afatshkurta në valutë të huaj. Te kreditë totale këtë muaj është realizuar rënie mujore prej 0.2 për qind, që tërësisht ka të bëjë me kreditimin e ulur në sektorin e korporatave. Në bazë vjetore ka vazhduar rritja, që është 6.4 për qind dhe kryesisht është rezultat i kreditimit të sektorit “amvisëri”. Nga Banka Popullore theksojnë se nëse përjashtohet efekti i shlyerjeve të bëra të kërkesave dyshuese dhe kontestuese nën ndikimin e ndryshimeve rregullatorë, rritja vjetore e kredive është 7,8 për qind.
Në gusht kreditë në sektorin e korporatave ishin ulur në bazë mujore për 1 për qind, përderisa në nivel vjetor kreditimi në sektorin e korporatave shënon rritje për 3.4 për qind. Ndryshimet në bazë mujore dhe vjetore në pjesën më të madhe dalin nga kreditimi në denarë, Me përjashtim të efektit nga transmetimi i kërkesave të dyshimta dhe kontestuese nga evidencë bilanci në evidencë jashtë bilancit, në përputhje me vendimin e Bankës Popullore, kreditë në sektorin e korporatave në gusht shënojnë rritje për 5.6 për qind në nivel vjetor.
Te kreditë totale të amvisërive është shënuar rritje mujore dhe vjetore prej 0.6 për qind, gjegjësisht 9.4 për qind. Sipas valutës strukturore, pjesëmarrja më e madhe në rritjen mujore kanë kreditë e miratuara në valutë të huaj, përderisa rritja vjetore në pjesën më të madhe ka të bëjë me kreditë e lejuara në denarë. Sipas dedikimit të kredive të miratuara të personave fizikë, në gusht te kategoritë më të përfaqësuara – konsumatorët deh kreditë banesore është shënuar rritje mujore prej 0.7 për qind dhe 0.6 për qind, përderisa rritja vjetore është e barabartë te të dyja kategoritë dhe është 12.4 për qind. Te kreditë automobilistike ka rënie mujore prej 1.1 për qind, përderisa në nivel vjetor janë rritur për 5.8 për qind. Te saldot negative të llogarive është evidentuar rritje mujore dhe vjetore prej 1,2 për qind dhe 2.4 për qind, përkatësisht, përderisa kreditë e miratuara në baza të tjera realizuan rënie mujore dhe vjetore prej 0.6 për qind dhe 8.6 për qind. (koha.mk)