Shkup, 28 janar – Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend nga 27 prilli i vitit 2017.
Rasti gjendet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Villma Ruskovska.
Në seancën e sotme gjyqësore janë thirr shumë dëshmitarë, në mesin e të cilëve Igor Atanasovski, Zoran Konjanovski, Risto Done, Igor Boshkovski.
Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe të Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.