Nju-Jork, 28 tetor – Mbi 175.000 persona i braktisën shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Irakut në disa prej javëve të fundit për shkak të përleshjeve midis forcave irakiane dhe kurde, deklaroi zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Farhan Hak. Njerëzit vazhdojnë që të largohen nga provinca Erbil Dahul dhe Ninevia. Pjesa më e madhe kanë qen të detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre pasi që para pak kohe janë kthyer në to pas fitores ndaj grupit xhihadist Shteti islamik. Agjencia e KB-së për ndihmë humanitare e ndjek me kujdes situatën dhe përgatitjet për valën e re eventuale të refugjatëve për shkak të përleshjeve edhe në rajonet e tjera në vend.