“Buzz Feed” një website amerikan ka kthyer vëmendjen kah shqiptarët duke publikuar disa gjëra që i karakterizojnë ata, me titull “E dini që jeni shqiptar kur…”. Ky website ka veçuar shumë gjëra që i dallojnë shqiptarët nga popujt tjerë, duke theksuar se një shqiptar lë bakshish edhe në supermarket, e shumë gjëra të tjera. Më poshtë ju sjellim 11 nga këto:
- Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma.
- Sa herë që gjyshi juaj sheh politikanë në televizor do t’i bërtas atyre për 20 minuta.
- Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë.
- Ekziston gjithmonë një i afërm me të cilin gjyshërit tuaj nuk flasin.
- Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varëse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj celular.
- Babai juaj gjithmonë tenton të bashkohet me komunitetin shqiptar.
- Mamaja juaj është e fiksuar për të pastruar shtëpinë shtatë herë në ditë.
- Shqiptarët martohen vetëm më shqiptarë.
- Prindërit e miqve tuaj shqiptarë gjithmonë ju pyesin se si fëmijët e tyre shkojnë në shkollë (sikur nuk jetojnë me ta).
- Kur prindërit tuaj nuk janë në shtëpi, dhe një nga miqtë e tyre shqiptarë ju telefonon, bëni mirë të keni një shpjegim se ku janë prindërit.