Shkup, 20 dhjetor – Nxënësit janë nëpër banka, ndërprerje të mësimit nuk ka për shkak të ajrit të ndotur.
Një numër i madh prindërish javën e kaluar nëpërmjet rrjeteve sociale kanë ngritur iniciativë që fëmijët mos të shkojnë në shkollë për shkak të ajrit të ndotur. Gjithsesi, paralajmërimet për bojkotime nuk u realizuan.
Me moton “Me vetëdije dhe vëmendje e bojkotoj mësimin e fëmijëve të mi”, një grup prindërish organizuan nëpërmjet Facebook-ut të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë, por sërish fëmijët sot janë në shkollë.