Meksiko Siti, 20 qershor – Meksika e ka ratifikuar Draftin e ri për tregti të lirë me Kanadanë dhe SHBA-në, duke u bërë vendi i parë i cili ka dhënë dritë të gjelbër për atë marrëveshje edhe krahas tensioneve të paradokohshme me Uashingtonin.
Draftin e ka aprovuar Senati meksikan me 114 vota “pro” dhe katër “kundër”.
“Meksika dërgon mesazh të qartë për ekonomi të hapur dhe integrim të thellë ekonomik në rajon”, kumtoi Ministria meksikane e Ekonomisë.
Drafti i ri meksikan duhet të aprovohet nga Parlamentet e SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, që të mund të hyjë në fuqi.