Berlin, 29 tetor 2018 – Kancelarja gjermane sot deklaroi se ka përshtypje se është koha për shfletimin e një faqe të re dhe paralajmëroi se nuk do të kandidohet për kancelare, as për kryetare të Unionit Kristiano-Demokratik (CDU).
“Është koha të bëj të ditur vendim të rëndësishëm. Nuk do të kandidohem për kryetare të CDU-së në konferencën e ardhshme zgjedhore në dhjetor. Ky mandat i katërt në krye të Qeverisë gjermane është hera e fundit që jam kancelare. Nuk do të kandidohem për kancelare në zgjedhjet në vitin 2021, e as do të kandidohem për deputete në Bungestag. Gjithashtu nuk planifikoj të kryej kurrfarë funksione politike”, theksoi Merkel në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp në seli në CDU në Berlin pas rezultateve të këqija të CDU-së në zgjedhjet në krahinën Hesen.
Por, ajo theksoi se është e gatshme të mbetet në në funksionin e kancelares deri në skadimin e mandatit në vitin 2021.
Ajo theksoi se rezultatet zgjedhore nga zgjedhjet e djeshme në Hesen janë “zhgënjyese dhe të rënda” si për CDU-në nivel krahinor ashtu edhe në atë federal.
Ajo shtoi se pas zgjedhjeve në Hesen dhe ato paraprake në Bavari nevojitet të analizohet situata.
Merkel theksoi edhe se ajo nuk mund të jetë fajtore për gjithçka, edhe pse mban përgjegjësi të madhe si kancelare, si dhe për suksesin, ashtu edhe për mossuksesin.
Zëvendëskryetari i CDU-së dhe kryeministër i krahinës Hesen, Folker Bufije vendimin e Merkelit për tërheqjen nga jeta politike e vlerësoi si shumë të rëndësishme dhe të drejtë