Kancelarja gjermane, Angela Merkel zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kinë, por me gjasa që të mbetet në hije nga protestat antiqeveritare në Hong Kong dhe lufta e vazhdueshme tregtare midis SHBA dhe Kinës.
Merkel do të shoqërohet nga një delegacion i madh tregtar gjatë udhëtimit të saj treditor.
Fillon në Pekin, me takime me kryeministrin kinez, Li Keqiang dhe nesër me presidentin Xi Jinping.
Kancelarja gjermane do të vazhdojë më pas në Wuhan për t’u takuar me përfaqësues të biznesit dhe studentë nga të Universitetit të Huazhongut.
Udhëtimi vjen në një kohë të vështirë për marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Kinës.
Pekini akuzon Gjermaninë për proteksionizëm për vendosjen e teknologjisë nga ekonomia më e madhe e Azisë nën kontroll/DPA.