Gostivar, 25 dhjetor – Këshilli i Komunës së Gostivarit, unanimisht e mori vendimin me të cilin u tejkalua problemi me pagesën e pagave të mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme.
Njëzet e nëntë këshilltarë në seancë të jashtëzakonshme me një pikë në rend dite e miratuan vendimin për ribalancin e buxhetit për arsim me çfarë është tejkaluar pengesa, ndërsa të punësuarit në arsim do ta marrin pagën e nëntorit.
Në seancën e jashtëzakonshme dhe atë paraprake mosvotimi i vendimit për ribalanc të buxhetit komunal, pas çfarë ishte bllokuar pagesa e pagave të mbi një mijë të punësuarve. Pas problemit të ndodhur, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i Këshillit, Nasir Musliu patën takime për tejkalimin e moskuptimeve lidhur me këtë çështje.
Pagesa e pagave për të punësuarit në arsim kryhet me mjete nga dotacionet nga Ministria e Arsimit dhe 10% nga buxheti komunal. Paratë nga Ministria janë marrë, por nuk ishte kryer ribalanc i buxhetit të Komunës. Pikërisht vendimi për ribalanc të buxhetit për arsim ishte lëndë e përplasjeve midis shumicës në Këshill dhe pushtetit lokal në seancën e fundit.