Mesfushori kosovar, Valon Behrami, pritet të mbetet tek Udinese, pasi ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës me ekipin nga Serie A, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane. Behrami 33-vjeçar, kontratën që i skadon në fund të këtij edicioni do ta rinovojë deri në verën e vitit 2020. Bëhet e ditur se palët janë pranë arritjes së marrëveshjes dhe se zyrtarizimi do të bëhet gjatë këtij muaji.
Behrami është pjesë e Udineses prej vitit të shkuar kur u transferua nga Watfordi. Këtë edicion ka regjistruar gjashtë paraqitje në kampionatin italian. Karrierë ka bërë edhe te Hamburgu, Napoli, Fiorentina, West Ham Unitedi, Lazio, Genoa, Verona e Genoa.