Leo Messi ka kaluar disa ditë në Barcelonë, duke pushuar, para se t’i bashkohet stërvitjes me PSG-në. Kthimi në qytetin “e tij” i ka shërbyer lojtarit argjentinas që të ribashkohet me miqtë dhe ish-shokët e skuadrës blaugrana.
Ai ishte duke darkuar në restorantin “Enigma”, së bashku me Sergio Busquets, Jordi Alba, Pepe Costa dhe partneret përkatëse. Pikërisht, kapiteni i Barçës po pret të mësojë se çfarë do të ndodhë me Messin përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Informacionet për rikthimin e Leos te Barcelona kanë qenë të vazhdueshme ditët e fundit, por drejtori i futbollit të katalanasve, Mateu Alemany, nuk ka dashur të “zhbirilohet” para ndeshjes kundër Rayo Vallecano: “Atij i pëlqen shumë të vijë, ishte në Barcelonë për disa ditë si zakonisht, por si klub nuk kishim asnjë kontakt me të”.
Prioriteti i drejtuesve sportivë të klubit të Barçës tani është që të fokusohen matematikisht në marrjen e titullit të La Liga-s, përpara se të mendojnë për përforcime në funksion të sezonit të ardhshëm.
Kjo nuk do të thotë se ata nuk po punojnë për rikthimin e Messit, të cilit i kanë bërë një propozim ekonomik dhe po bisedojnë me La Liga-n për ta futur në “Fair-Play Financiar”.