Liga e Kampionëve është prioriteti numër një i Barcelonës këtë edicion dhe këtë e ka thënë edhe Lionel Messi ende pa nisur mirë sezoni.Messi ishte i jashtëzakonshëm në “Wembley” kundër Tottenhamit, duke shënuar dy herë në fitoren 4-2 të Barcelonës. Pas ndeshjes, Leo e pranoi se Championsi është diçka krejt tjetër dhe se do të tentojnë ta rikthejnë trofeun në Barcelonë, që iu mungon që nga viti 2015.
“Liga e Kampionëve është kremi mbi tortë për të gjithë”, tha ylli argjentinas pas ndeshjes. “Por për të mbërritur në atë pjesë duhet të bësh mirë edhe në ligë dhe në kupë, duhet të paraqitesh mirë në ligë për t’u paraqitur mirë pastaj në Ligën e Kampionëve. Nuk do ta lëmë anash asnjë kompeticion, Liga e Kampionëve është speciale por ne do të luftojmë për ligën dhe kupën”, shtoi ai. “Asnjëherë nuk është e lehtë të luash si mysafir në Ligën e Kampionëve e aq më pak të luash kundër një skuadre si Tottenhami”, u shpreh mes tjerash Leo.
Barcelona dhe Interi janë në krye të Grupit B me nga 6 pikë, kurse Tottenhami dhe PSV-ja kanë nga 0 pikë.Ky duket të jetë viti i Lionel Messit, pasi argjentinasi e ka nisur sezonin furishëm me 10 gola në të gjitha garat, pesë në La Liga dhe pesë në Champions League.