Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka vizituar Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës, ku ka përfunduar procesi i renovimit, me qëllim të ofrimit të kushteve moderne të punës që i meritojnë pacientët dhe punëtorët shëndetësorë.
“Sot jam në Kumanovë, ku janë bërë disa renovime. Janë ndërruar dritaret, është vendosur ngrohja qendrore, ambulanca dhe reparti i fëmijëve janë të pajisur me mobilje të reja, dhe klinika dentare ka karrige të reja pune. Janë ndërruar edhe kulmet e klinikës “Tode Mendol”, e cila është pjesë e Shtëpisë Shëndetësore në Kumanovë”, njoftoi Mexhiti.
Procesi i renovimit, i cili do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e kujdesit shëndetësor të ofruar nga Shtëpinë Shëndetësore të Kumanovës, ka zgjatur një vit dhe investimi është mbi 11,3 milionë denarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.