Shkup, 17 korrik – Gledi Mici dhe Aldair Neto nuk janë më pjesë e Shkëndijës, pasi është vendosur të mos vazhdohet bashkëpunim, njoftojnë nga klubi tetovar, përcjellë gazeta Koha.
“KF Shkëndija komunikon përfundimin e bashkëpunimit me dy futbollistë. Mbrojtësi i majtë Gledi Mici dhe anësori ofensivë Aldair Neto nuk janë më pjesë e kuqezinjve. Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen. KF Shkëndija me këtë rast falënderon Micin dhe Neto-n për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke ju uruar gjithë të mirat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e KF Shkëndija.