Shkup, 13 prill – Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sot së bashku me sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe anëtar i KE-së të VMRO-DPMNE-së Vladimir Gjorçev dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe deputet Timço Mucunski u takuan me drejtorin e Fondacionit “Konrad Adenauer”për Maqedoninë, Daniel Braun.
Në takim, siç theksohet në kumtesën e partisë, u bisedua për situatën aktuale politike dhe ekonomike, ku Mickoski theksoi se skandalet e përditshme dhe punët e qeverisë ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, si dhe për shkak të menaxhimit të dobët të ekonomisë dhe kriza shëndetësore, gjithnjë e më shumë qytetarë po humbasin vendet e tyre të punës, dhe qeveria në mungesë të projekteve dhe ideve po e çon vendin drejt shkatërrimit ekonomik.
“Mungesa e kapacitetit të pushtetit për t’u marrë me krizën ekonomike dhe shëndetësore, për të siguruar vaksina për imunizimin e popullsisë e çon vendin në shkatërrim ekonomik, dhe qytetarët jetojnë më të varfër. Nga ana tjetër, ne kemi skandale dhe çështje të përditshme në lidhje me zyrtarët aktual të qeverisë që ndikojnë negativisht në imazhin ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë”, tha Mickoski.
Bashkëbiseduesit e konfirmuan bashkëpunimin midis VMRO-DPMNE-së dhe Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe ranë dakord që ai do të vazhdojë me intensitet të shtuar në mënyrë që të forcojë më tej kapacitetin e partisë.
Mickoski informoi Braun se anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Evropian mbetet një qëllim strategjik për VMRO-DPMNE-në, duke theksuar se mbështetja e fortë e KAS dhe CDU për Maqedoninë për procesin e afrimit të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian është me rëndësi të madhe.