Kandidati presidencial i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Gordana Siljanovska Davkova dhe lideri i partisë më të madhe opozitare Hristian Mickoski iu bënë thirrje qytetarëve të Manastirit që në mënyrë masive të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e ardhshme për njeriun e parë të shtetit.
Siljanovska Davkova dërgoi apel deri te pushteti që të krijojë ambient të përshtatshëm për zgjedhje korrekte dhe demokratike.
“Nuk e kam menduar se do të vjen dita kur do të pranoj një sfidë të tillë. Të bindni një popull se jeni për të, me ta gjithmonë, të punoni duke e ditur se atje nuk jeni për vete, por që të zgjidhni problem. Iu bëj thirrje të dilni në këto zgjedhje sepse janë shumë të rëndësishme, ato nënkuptojnë JO për atë që ishte konfirmuar si JO për referendumin”, porositi kandidati presidencial i opozitës.
Nëse zgjidhem si presidente, porositi, do të jem e rrethuar me njerëz të ditur, njerëz të besueshëm, njerëz krijues, me dinjitet, me integritet…, që të dërgojmë porosi për ata jashtë dhe për të rinjtë më të mirë që enda janë këtu se më e mira do të respektohet dhe vlerësohet, ata do të vinë në vendet e vërteta.
Sipas liderit të VMRO-DPMNE-së, në zgjedhje duhet të dilet në mënyrë masive sepse me fitoren do të shkaktohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat, sipas tij, do të mbahen në vjeshtë.
“Ta mbështesim kandidatin e opozitës, profesoreshën më inspiruese universitare. Fitore më 21 prill dhe konfirmim më 5 maj, edhe atë këtu në Manastir, me çka do të hapen dyert për zgjedhje të parakohshme parlamentare, e pastaj koalicioni më i madh politik në historinë shtetit do të jetë koalicioni i popullit dhe opozitës, vetëm kështu do t’ia kthejmë Maqedoninë popullit”, tha Mickoski.
Në tubimin në Manastir, Mickoski dha përgjigje në pyetjen e parashtruar publikisht nga pushteti, a do të heqë dorë nga politikat e mëparshme të VMRO-DPMNE-së.
“Unë në VMRO-DPMNE isha pjesë e gjeneratës së parë, e gjeneratës së dytë, ndërsa tani e kryesoj gjeneratën e tretë të VMRO-DPMNE-së. Ne nuk heqim dorë dhe asnjëherë nuk do të heqim dorë, ndërsa si secili lider dhe kryetar, gjithçka që ishte e gabuar e pranoj për vete dhe jam i gatshëm që ajo që ishte e gabuar ta ofroj për ta përmirësuar në mandat nëse populli ma jep besimin. Ne në VMRO-DPMNE nuk heqim dorë nga askush dhe për secilin njeri luftojmë, një për të gjithë, të gjithë për një. Jam i gatshëm që të përballem me sfidën, gjithçka që ishte e gabuar, të ofroj zgjidhje për të njëjtën, ndërsa për gjithçka që ishte mirë, ndërsa kishte edhe në gjeneratën e parë dhe të dytë, ta mbindërtoj dhe së bashku të gjithë të ofrojmë zgjidhje për jetë më të mirë të bashkëqytetarëve tanë”, theksoi Mickoski.