Shkup, 26 nëntor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrisitijan Mickoski sot realizoi bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, njoftojnë nga partia e tij, transmeton KOHA.
“Mickoski shprehi ngushëllime më të thellë për jetët e humbura pas tërmetit të fuqishëm që e goditi qytetin e Durrësit. Ai potencoi se këto momente të vështira te njeriu theksohen karakteristikat më të ndritura njerëzore si solidariteti, ndihma dhe humaniteti, dhe pikërisht për këto arsye në këto momente është i nevojshëm bashkimi për një qëllim, ndihmimin e familjeve të të pësuarve dhe lënduarve. Tragjeditë e tilla tregojnë se është e nevojshme të tejkalohen dallimet dhe se respekti i ndërsjellë është i rëndësishëm, shtoi Mickoski. Lideri i VMRO-DPMNE-së potencoi se katastrofat e këtilla natyrore nuk janë të panjohura për popullin e Maqedonisë, prandaj VMRO-DPMNE si parti është gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë’, thuhet në njoftimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së. (koha.mk)