Pas marrjes së mandatit nga ana e presidentes Siljanovska, Mickoski tha se do ta realizojnë programin e premtuar para qytetarëve, e që mori mbështetje masive në zgjedhje.
“Së shpejti nga sot do të formohet Qeveria e re reformuese e cila do të ketë qëllim kryesor të ecin proceset para. Të mos fundosemi si shtet dhe shoqëri në moçal, por ta zhvillojmë shtetin tonë, qytetarët të ndjehen mirë, të mos ketë qytetarë të rendit të parë dhe të dytë, të zhvillojmë punët në ekonomi, na pret një cikël i fort investues në ekonomi”, tha Mickoski.