VMRO-DPMNE ka parashtruar kërkesë deri te Kuvendi përmes së cilës kërkohet që Hristian Mickovskit t’i mundësohet që të mbajë fjalim para deputetëve për ndryshimet kushtetuese.
“Duke patur parasysh faktin se në këto momente në parlament po diskutohet për nevojën e ndryshimeve kushtetuese që kanë një ndikim thelbësor, kriza politike në të cilën është futur vendi ynë si dhe rëndësinë që në këtë periudhë e ka për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë, si dhe duke patur parasysh momentin sensitiv, vëmendjen dhe kontroverset që ka shkaktuar ky debat në opinion, VMRO-DPMNE si partia më e madhe politike që është në opozitë, dhe kryetar i së cilës është Prof. Dr Hristian Mickovski nuk është deputet, dhe për atë ai e ka të pamundur që para përfaqësuesve të populli të shpreh pikëpamjet dhe qëndrimet e tij ndaj kësaj çështje të ndjeshme, dërgojmë kërkesë që t’i mundësohet të mbajë fjalim në vazhdimësinë e seancës parlamentare në lidhje me ndryshimet e propozuara kushtetuese.
Partia këtë kërkesë e bazon në të drejtën që e mundëson Rregullorja e punës së Kuvendit, ku në pajtim me nenin 72 paragrafi 2 të Rregullores i mundësohet Kryetarit të Kuvendit (citohet) “mund të ftojë në mbledhje të Parlamentit që të marrin pjesë edhe në punën e saj të marrin pjesë përfaqësues të organeve dhe organizatave tjera”.
Kërkesa e liderit Mickovski ka arritur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, por është kthyer prapë sepse Mickovski, Xhaferit ju ka drejtuar si zotëri, dhe jo si Kryetari i Kuvendit.