Milani kishte refuzuar mundësinë e transferimit të Tammy Abrahamit këtë verë, sipas mediave në Itali. Sipas “Tuttomercatoweb”, Milani kishte refuzuar transferimin e sulmuesit të Chelseat duke konsideruar se ai ishte i papërvojë. Lojtari ishte në bisedime me Milanin pas sezonit të shkëlqyeshëm te Aston Villa si i huazuar nga “Blutë” e Londrës. 21-vjeçari ka shënuar shtatë gola në gjashtë paraqitje në Premier Ligë me Chelsean në sezonin e ri.