Vincenzo Montella nuk është më trajner i Milanit. Përmes një komunikimi të shkurtër në rrjetet sociale, klubi kuqezi ka komunikuar largimin e trajnerit nga detyra. Në vendin e tij është emëruar Gennaro Gattuso, trajneri i ekipit të të rinjve.
Barazimi i djeshëm 0-0 ndaj Torinos i ka kushtuar rëndë trajnerit Montella, që e mbyll aventurën e tij te Milani pas shumë javësh të mbushura me polemika për rezultatet e munguara. Këtë sezon, kuqezinjtë kanë arritur vetëm 20 pikë në 14 javë (6 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje). Milani ndodhet në vendin e 7-të, 11 pikë larg zonës Champions.