Mesfushori i Liverpoolit, James Milner do t’i bashkohet Brightonit si lojtar i lirë gjatë merkatos verore, dhe lajmin e ka konfirmuar gazetari i ‘GOAL’ Neil Jones.
Brightoni e ka fituar garën kundër të paktën tre klubeve të tjera angleze, përfshirë këtu edhe kampionin e Championshipit, Burnleyn, për të siguruar shërbimet e Milner.
Kontrata aktuale e anglezit me ‘Reds’ skadon në fund të këtij sezoni, dhe drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar rinovim të kontratës mesfushorit.
Aventura tetë vjeçare e Milner te Liverpooli tani është drejt fundit, ku 37 vjeçari përgjatë kësaj kohe arriti të bëjë 328 paraqitje dhe të fitojë plot gjashtë trofe.