Mbrojtësi i Evertonit, Yerry Mina, është akuzuar nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA) për shkelje të rregullave të basteve. Lajmin e ka bërë të ditur FA të mërkurën në faqen zyrtare. FA-ja ka thënë se akuzat janë të lidhura me pjesëmarrjen e Minas në një reklamë për një aktivitet të kompanive të basteve që është e ndaluar me rregulla, transmeton “Koha Ditore”, përcjellë gazeta Koha.
Mediumet britanike kanë raportuar se mbrojtësi 24-vjeçar është paraqitur në një video promovuese për kompaninë Betjuego në vendlindje të tij Kolumbi.
Rregullat e FA-së për baste ndalojnë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët të bëjnë reklamë apo promovojnë aktivitete të basteve të lidhura me futbollin.
Mina ka kohë deri të premten të përgjigjet ndaj akuzave të FA-së