Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë, Slim Chaker, ka vdekur nga sulmi në zemër teksa po vraponte në një maratonë për bamirësi, për të ndihmuar në luftimin e kancerit. Chaker, 56-vjeçar, u sëmurë pasi i vrapoi 500 metra, dhe vdiq në një spital ushtarak, njofton Ministria e Shëndetësisë e Tunizisë. Kryeministri i Tunizisë, Youssef Chahed, ka thënë: “E kam humbur një vëlla dhe koleg, i cili vdiq duke e bërë një veprim bujar të bamirësisë”. Maratona u mbajt dje në qytetit bregdetar, Nabeul, për të mbledhur fonde për ndërtimin e një qendre të kancerit për fëmijë. Chaker u emërua ministër i Shëndetësisë muajin e kaluar.