Moskë, 2 tetor 2018- Ministri pa resor në Qeverinë e Serbisë, i angazhuar për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Nenad Popoviq ka deklaruar se BE-ja nuk ka arritur si moderator të sjell sukses në negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se tani është momenti i vërtetë në kthimin e çështjes së Kosovës “atje ku është vendi” në KB.
Popoviq i cili është në Moskë si pjesë e delegacionit serb, ka deklaruar për TV-Prva se mund të thuhet se negociatat të sponsorizuar nga BE nuk patën sukses dhe tani është momenti i vërtetë të kthehet çështja e Kosovës në KB dhe se e domosdoshme është të zgjidhet problemi me inkuadrimin e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.
I pyetur nëse ka menduar në këtë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kur ka thënë se Putini do të kërkojë përkrahje për Serbinë, Popoviq ka theksuar se presidenti me siguri ka folur në kontekst të gjerë. Sipas tij, Vuçiqi me siguri detajisht do ta informojë Putinin se çka ka ndodhur gjatë fundjavës në Kosovë.