Shkup, 15 dhjetor – Në rajonin e Shkupit sot në mëngjes ka mjegull e cila pritet të zvogëlohet tashmë në orët e paraditës. Do të fryjë erë mesatare jugore, e cila nga fundi i ditës do të përforcohet. Temperatura do të arrijë deri nëntë gradë.
Në pjesët lindore të vendit mot me vranësira mesatare, ndërsa në vendet më të larta do të fryjë erë juglindore. Paradite pritet nga perëndimi të zgjerohen vranësirat dhe të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa pasdite edhe në orët e natës erë e përforcuar jugore, posaçërisht në veri të vendit.Temperatura do të lëvizë prej nëntë deri në 15 gradë celsius.
Prej nesër paradite do të fryjë erë e përforcuar jugore, nën ndikim të valës së re të lagështisë të shtunën nga pasditja dhe natës drejt të dielës do të ketë reshje të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe lindore.Në orët e mbrëmjes nëpër male reshjet do të jenë të borës, ndërsa të dielën reshje të dobëta të borës do të ketë edhe në disa vende më të larta.
Nga e diela nën ndikim të rrymave ajrore veriore temperaturat jashtëzakonisht do të pësojnë rënie kështu që në fillim të javës së ardhshme të punës temperaturat e mëngjesit do të jenë nën zero.