Dy mjekë francezë u shprehën së fundmi se testimi i vaksinës kundër koronavirusit duhet të bëhet në Afrikë, transmeton “Zëri.info”, përcjellë gazeta KOHA. Kjo thirrje ka acaruar yllin e Chelseat, Antonio Rudiger, i cili e ka quajtur këtë të turpshme.
“Më mori pak kohë që të gjej fjalë për këta njerëz. Dy mjekë francezë sugjeruan në TV që të bëhen eksperimente për vaksinën e Covid-19 në Afrikë, sikur afrikanët të jenë ndonjë lloj kafshe! E trupshme! Ky është racizëm në nivel të lartë dhe një deklaratë e tmerrshme kundër të gjithëve me lëkurë të zezë. Si është lejuar kjo të transmetohet në Francë?”, ka shkruar Rudiger në rrjetin social “Twitter”.
— D O $ $ € # | 2020 (@DossehLaFamine) April 1, 2020