Luka Modric i ka dhënë fund dekadës se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke fituar sot në Paris “Topin e Artë”. Kroati pati sukses të madh në Ligën e Kampionëve, ku fitoi tri herë me radhë me Real Madridin, derisa me skuadrën e tij modeste, Kroacinë, arriti në finale të Botërorit në Rusi që u mbajt këtë verë.
🇭🇷 Luka Modric is the first Croatian player who wins the Ballon d'Or! #ballondor pic.twitter.com/9I99HJuuyf
— France Football (@francefootball) December 3, 2018
Prej 2008 ky çmim është ndarë në mes të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos. Por kësaj here Modric u votua më 753 pikë, duke u përcjell nga ylli i tanishëm i Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë. Antoine Griezmann është i treti më 414 pikë, pastaj Kylian Mbappe më 347 pikë.