Në njoftimin e publikuar pas përfundimit të takimit, ajo ka thënë se BE-ja kërkon qetësi, mençuri dhe lidership për të parandaluar këso skenash, transmeton Koha.net. “Në takim përfaqësuesja e lartë ka folur për ngjarjen e djeshme në Kosovë: çfarë ndodhi dje nuk duhet të përsëritet më”, thuhet në njoftim.
Presidenti serb dhe Mogerini janë pajtuar që të gjenden mënyra të reja për vazhdimin e punës dhe zgjidhjen paqësore të problemeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. “Ata pajtohen se është në interesin kombëtar dhe shtetëror të Serbisë ruajtja e stabilitetit, paqes dhe e progresit në rrugën drejt BE-së”, thuhet në njoftim.