Për ata që kanë problem me shikimin, por që nuk duan të mbajnë syze, lentet janë mjaft të rëndësishme për t’iu ardhur në ndihmë. Por duhet të keni shumë kujdes me to, pasi nuk duhet t’i mbani edhe gjatë natës kur flini. Ekspertët amerikanë kanë sugjeruar që të ndalohet fjetja me lente të syve.
Rreth 45 milionë njerëz në Amerikë përdorin lente të syve, por shumica e tyre harrojnë që t’i heqin ato para se të flenë. Sipas ekspertëve kjo mund të çojë deri në një infeksion serioz i njohur si keratiti mikrobik nëse nuk trajtohet, gjë që mund të shkaktojë dëme të përhershme në korne dhe madje edhe në humbjen e shikimit.
Sipas mjekëve rreth 75 për qind e të rriturve amerikanë kanë nevojë për korrigjimin e vizionit.