Shkup, 9 maj – Në pajtueshmëri me vendimin e Agjencisë për ushqim dhe veterinari, inspektori i autorizuar për ambientin jetësor në Komunën Karposh ka njoftuar banorët mos konsumimin e ujit në dy çezme në Nerez, informon Koha.
Uji në çezmën e oborrit të Xhamisë së Nerezit dhe çezma publike në kthesën e fshatit Nerezi i Poshtëm nuk është i sigurt për pije dhe paraqet rrezik për shëndetin e njeriut. Këtë gjendje e kanë konstatuar edhe mbikëqyrjet inspektoriale të Inspektoratit shtetëror për ushqim dhe veterinari- Shkup.