Shkup, 14 janar – Nën ndikimin e valës së re të lagësht, moti sot do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të borës me intensitet të dobët deri në mestar . Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim perëndimor, e cila nga fundi i ditës do të ndryshojë në erë veriperëndimore dhe do të përforcohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri në minus tre, ndërsa e ditës prej minus tre deri në katër gradë Celsius.
Të martën moti do të jetë me diell me vranësira mestare, i ftohtë dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriperëndimore. Të mërkurën dhe të enjten do të jetë mot me diell me vranësira të vogla deri në mestare dhe me kushte për mjegull nëpër lugina. Temperatura ditore nga e enjtja do të vijë duke u rritur, veçanërisht në vendet më të larta dhe në male.