Shkup, 31 mars -Moti sot në vend do të jetë me diell dhe më ngrohtë. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor.
Temperaturat e mëngjesit do të bien nën dhe rreth zeros, ndërsa të ditës do të jenë në rritje.
Temperatura minimale do të lëviz prej minus pesë deri në tre gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 14 deri 24 gradë Celsius.
Nga dita e martë do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa temperatura e ditës do të ketë tendencë të rënies. (koha.mk)