Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale, ndërsa pasdite i paqëndrueshëm me shi të shkurtër lokal dhe bubullima. Më shumë kushte për paqëndrueshmëri do të ketë në pjesët malore perëndimore dhe jugperëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 16, ajo e ditës nga 26 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, ndërsa ajo e ditës do të rrite deri në 30 gradë. Mot të paqëndrueshëm më të theksuar në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, do të ketë nga e enjtja deri të shtunën kur lokalisht janë të mundshme edhe procese më intensive. Deri të premten temperaturat e ditës do të jenë në rritje.