Moti në orët e hershme të mëngjesit do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, kryesisht në pjesët veriore. Gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore, më e theksuar përgjatë Vardarit, ku përkohësisht do të përforcohet.
Temperatura minimale do të ulet mes shtatë dhe 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 20 deri 25 gradë. Në SHkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë deri 23 gradë.
Moti nesër so të jetë me diell dhe me vranësira mesatare si dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 26 gradë Celsius.
Të dielën do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej katër deri 12 gradë, ndërsa maksimalja prej 22 deri 28 gradë.