Shkup, 7 tetor– Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore moti do të jetë me vranësira të jashtëzakonshme me reshje lokale të shiut, në disa vende reshje të rrëmbyeshme shiu dhe me kushte për bubullima të rralla.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.
Nga e marta do të mbizotërojë mot kryesisht me diell, me mëngjese pak më të ftohta.