Zagreb, 3 dhjetor – Shiu i rrëmbyeshëm sot shkaktoi vërshime në qytetin kroat Split, ndërsa zjarrfikësit po e pompojnë ujin para së gjithash nga objektet në pjesën jugore të qytetit.
Uji i përmbyti rrugët dhe e vështirësoi komunikacionin në Split.
“Të gjitha shërbimet janë në terren dhe janë duke ndihmuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga sasia enorme e shiut që bie nga sot në mëngjes në Split dhe rrethinë. I lusim qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe të durueshëm, veçanërisht në komunikacion”, thuhet në kumtesën e autoriteteve të qytetit.