Shkup, 27 gusht – Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, pasdite me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, si dhe me erë të përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të zbresë mes 11 dhe 21 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë prej 26 deri 36 gradë. UV-indeksi do të jetë 7.
Në Shkup, paradite me diell, ndërsa pasdite do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për për reshje afatshkurte dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të jetë 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 35 gradë.
Deri në fund të javës pason periudha e motit stabil dhe të nxehtë.