Shkup, 1 gusht – Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, pasdite në pjesët perëndimore me zhvillim të izoluar të varënsirave josatabile, me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë veriore deri në mesatare. UV=9.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 15 deri në 24 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 29 deri në 39 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe i nxehtë, pasdite veçmas në pjesët perëndimore me zhvillim të izoluar të vranësirave jostabile, përcjellë me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë veriore deri në mesatare. UV=9.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19 gradë, ndërsa ajo gjatë ditës deri në 36 gradë Celsius.
Deri të shtunën do të mbajë mot mjaft i nxehtë me erë të përforcuar veriore përgjatë Vardarit, ndërsa të shtunën era do të përforcohet gjithkund. Të shtunën në orët e pasditës do të jetë jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nga e diela do të jetë pak më freskët. (koha.mk)