Luhen sot ndeshjet e para të fazës më eliminim direkt të Europa League, ku spikat sfida mes Salisburgut fdhe Romës. “Kjo është një sfidë e rëndësishme për ne, më e rëndësishme se ajo që do të luajmë në kampionat ditën e diel ndaj Veronës”, u shpreh trajneri i Romës, Jose Mourinho, që përpiqet të karikojë të tijtë në këtë sfidë delicate.
Për këtë arsye, trajneri portugez sqaron se ndaj austriakëve do të luajnë më të mirët, duke mos bërë rotacion. “Maksimumi do të ketë 1 apo 2 ndryshime. Do të luajnë më të mirët, ata të ndeshjeve të fundit. Kemi ardhur këtu për të fituar, më shumë se kaq nuk mund të them, pasi e dimë që do të jetë e vështirë”, tha Mourinho, pak orë para sfidës.
Në fund, trajneri ka folur për të ardhmen e tij: “ Unë pres që klubi të flasë me mua që tani për të ardhmen time dhe jo në qershor, kur mbaron kampionati dhe kontrata. Ata e dinë se qfarë mund të marrin prej meje. Unë mund të largohesha edhe në dhjetor, por vendosa për jo. Tani është koha për të folur për të ardhmen time”.