Shkup, 17 maj – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 253 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 110 sanksione, 16 për vozitje pa patentë shoferi, tri për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe).
“Janë shqiptuar nëntë sanksione për vetura të paregjistruara, katër për mospërdorim të rripit të sigurisë, 20 sanksione për parkim të parregullt”, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Aksionet e përforcuara kontrolluese, siç thonë nga MPB, vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.