Shkup, 1 prill – Kursi i zgjerimit të NATO-s krijon vetëm linja të reja ndarëse në një kohë kur bota ka nevojë për bashkim në luftën kundër Korona virusit, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme ruse me rastin e anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në Aleancë, përcjell Koha.mk
Sipas MPJ-së ruse, anëtarësimi i Shkupit në Aleancë “nuk sjell asnjë vlerë të shtuar për sigurinë rajonit dhe Evropës”.
“Një veprim i tillë nuk do të kontribuonte në unifikimin e përpjekjeve për të luftuar kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta, përfshirë luftën kundër Korona virusit. Do të krijojë vetëm linja të reja ndarëse”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme ruse, përcjell Koha.mk
Nga MPJ e Rusisë theksojnë se: “përpjekjet për ta bërë ngjarjen më të besueshme dhe të rëndësishme kanë dështuar, për shkak të përkeqësimit të situatës me Covid-19”. Sipas tyre, në një gjendje të jashtëzakonshme në vend, drejtuesit e Maqedonisë Veriore nuk e humbën rastin të theksojnë karakterin historik të anëtarësimit në NATO, i cili garanton sigurinë dhe stabilitetin e Shkupit.
“Presim që Shkupi të konfirmojë, në përputhje me procedurën e caktuara, marrjen e obligimeve në Aleancën Veri-atlantike, në bazë të dokumenteve të nënshkruara me Rusinë, konkretisht Aktin Themelues të vitit 1997 dhe Deklaratën e Romës të vitit 2002”, theksohet në komunikatën e diplomacisë ruse. (koha.mk)