Shkup, 10 nëntor – Shkalla e të rinjve të papunë prej 15 deri 29 vjeç në Republikën e Maqedonisë është 40,1 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2017 apo në numër absolut 85.308 persona, njofton KOHA. Rreth 130.000 të rinj prej 15-29 vjeç, nuk janë as në procesin arsimor, as në evidencën e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë, e as në marrëdhënie pune, tha kështu dje Ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska në takimin e parë të Trupit koordinues për përgatitje dhe implementim të Garancës për të rinjtë. (koha)